"Yeni Balkan" në panairin e 27-të të librit në Shkup

Në Shkup të Maqedonisë u hap Panairi i Librit. Në panairin që këtë vit organizohet për të 27 herë, Shtëpia botuese në turqisht në Maqedoni, “Yeni Balkan”, u takua me lexuesit.

267404
"Yeni Balkan" në panairin e 27-të të librit në Shkup

Panairi i Librit në Shkup, bashkoi librat dhe shkrimtarët që publikohen në shqip, maqedonisht, turqisht dhe boshnjakisht në Maqedoni.

Panairi me cilësi ndërkombëtare, mirëpret edhe shumë shkrimtarë nga jashtë Maqedonisë.
Shtëpia botuese në Maqedoni, “Yeni Balkan”, në panairin që këtë vit zhvillohet për të 27-n herë, pati mundësinë të promovojë librat e rinj në turqisht.

Ndër to ishin edhe librat e Nazlı Rânâ Gurel dhe Zeki Gürel si dhe “Necati Zekeriya-Orhan” si dhe librat me tituj “Jeta, arti dhe vepra e Fahri Kaya”
Edhe libri me poezi i poetes së re, Rabie Ruşid, “Huma Kuşu” ishte ndër librat që u prezantuan në panair.

Edhe libri për tu ngjyrosur në katër gjuhë për fëmijë, “Të ngjyrosim historinë tonë-Maqedonia” u prezantua për herë të parë në Panairin e Librit në Shkup.

Murteza Sulooca, pronari i Shtëpisë së vetme botuese në turqisht në Maqedoni “Yeni Balkan” tha se marrin pjesë për të 5-n herë në panair.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme