"Qyteti i qetë" Halfeti i Turqisë tërheq vëmendjen e turistëve

Në Halfeti i cili është përfshirë në rrjetin e "qyteteve të qeta" nga Komiteti Koordinues Ndërkombëtar Cittaslow ka filluar të ndihet intensiteti i turistëve

"Qyteti i qetë" Halfeti i Turqisë tërheq vëmendjen e turistëve

Halfeti i cili është përfshirë në rrjetin e "qyteteve të qeta" nga Komiteti Koordinues Ndërkombëtar Cittaslow ka filluar të ndihet intensiteti i turistëve.

Interesimi i turistëve vendas dhe të huaj ka filluar të rritet për Halfetin i cili të kujton se është një qytet bregdetar për shkak të liqenit të digës Birecik. Ky qytet ka arritur të tërheqë vëmendjen e vizitorëve dhe të jetë një nga vendet e preferuara prej tyre në fundjavë.

Turistët të cilët vijnë në Halfeti i cili me shtëpitë historike prej guri dhe me bukuritë natyrore, cilësohet si "parajsa e fshehur" e juglindjes së Turqisë, veçanërisht e vizitojnë duke kryer udhëtime me anije në pjesën e quajtur "qyteti i mbytur" dhe i cili gjendet nën ujë.

Nihat Özdal, Kryetari i Këshillit Bashkiak në Halfeti në një deklaratë tha se si rezultat i një përpjekje të gjatë ata kanë mundur të përfshijnë një pjesë, Halfetin e vjetër i cili gjendet poshtë liqenit të digës Birecik në rrjetin e "qytetit të qetë" (Cittaslow).

Özdal gjithashtu ka theksuar se "me rritjen e temperaturave ka patur një rritje në numrin e vizitorëve veçanërisht në fundjave, ku përveç udhëtimeve të organizuara me autobus, në rajon vijnë afërsisht 2 mijë vizitorë. Si pasojë e interesit të lartë janë rritur edhe numri i udhëtimeve me anije".

Özdal, i cili thekson se vitin e kaluar Halfetin e kanë vizituar 800 mijë persona, shton më tej se këtë vit ata synojnë që ky numër të paktën të dyfishohet. Ai ka shtuar më tej se për shkak të interesit të madh ata kanë probleme me vendet e parkimit të cilat janë të pa mjaftueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme