Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Interes i madh për "Son Mektup" në Australi

Në Festivalin e Filmit Turk në Australi, filmi që shpjegon Fitoren Detare të Çanakalasë, që ishte edhe filmi çelës i këtij festivali, “Son Mektup” pra ‘Letra e Fundit”, mori pëlqimin e plotë të artdashësve.

Interes i madh për "Son Mektup" në Australi

Filmi që çeli Festivalin e 5-të të Filmit Turk në Australi, shpjegon historinë emocionale të një letre që ishte shkruar në ditët e luftës por që arriti në adresë pas shumë vitesh.

Producenti dhe regjisori i filmit, Özhan Eren dhe një prej aktoreve, Mina Sovetski e ndoqën filmin sëbashku me të pranishmit e tjerë në kinema.

Më parë, ky film ishte ndjekur në kinema edhe nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, bashkëshortja Emine Erdogan dhe vajza Sumeyye Erdogan.

Erdogan e kishte lavdëruar filmin dhe ishte shprehur se ja vlen që ky film të shihet nga të gjithë veçanërisht nga të rinjtë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme