Biznesmenët turq në veprim për gjallërimin e Çarshisë së Shkupit

Çarshia historike e Shkupit që ka qenë një nga qendrat tregtare më të rëndësishme të periudhës osmane, përgatitet të kthehet në gjallërinë e asaj kohe me mbështetjen e zanatlinjve të Stambollit.

Biznesmenët turq në veprim për gjallërimin e Çarshisë së Shkupit

Delegacioni i Zanatlinjve dhe Zejtarëve të Stambollit, studioi dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi të ndryshme në këtë çarshi.

Ministri i Maqedonisë përgjegjës për Investimet e Jashtme, Furkan Çako, tha se marrëdhëniet rrënjësore ndërmjet dy vendeve do të përforcohen edhe më shumë me anë të investimeve tregtare.

Çarshia historike turke, është një nga simbolet më të rëndësishme të Shkupit dhe është në fokusin e interesit të turistëve.

Çarshia Turke e Shkupit ka një të shkuar 600 vjeçare dhe është çarshia e parë e ndërtuar nga osmanët në Ballkan.
Delegacioni i Zanatlinjve dhe Zejtarëve të Stambollit, që vizitoi Maqedoninë me ftesë të Unionit të Zejtarëve të Çarshisë së Shkupit, vizitoi dyqanet dhe arritën marrëveshje për gjallërimin e çarshisë dhe trajnimin e zejtarëve.

Në kuadër të marrëveshjes, synohet që në çarshi të zënë vend edhe markat e biznesmenëve turq.
Delegacioni turk u takua edhe me Ministrin e qeverisë së Maqedonisë me origjinë turke, përgjegjës për Investimet e Jashtme, Furkan Çako.

“Ne si turq të Maqedonisë, tregojmë një kujdes të veçantë për të mbrojtur trashëgiminë osmane dhe për përjetuar shpirtin e Çanakalasë. Me këtë ndjenjë, krahas marrëdhënieve historike rrënjësore i japim rëndësi edhe marrëdhënieve tregtare” tha Furkan Çako.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme