50.000 fansa të serialit "Star Wars" në panairin e Anaheim

Fansat e serialit “Star Wars” në panairin “Star Wars Celebration” të hapur në qytetin Anaheim të Kalifornisë në SHBA patën mundësinë të takohen edhe me regjisorin J.J Abrams si dhe aktorët Mark Hamill dhe Carie Fisher.

50.000 fansa të serialit "Star Wars" në panairin e Anaheim

Në qytetin e Anaheim të Kalifornisë mbahet panairi “Star Wars Celebration”, i cili këtë vit mblodhi mijëra fansa të serialit me të njëjtin emër.star wars

Panairi është hapur më 16 prill në qendrën e konventës në Anaheim dhe të dielën ishte dita e fundit. Deri më 19 prill panairi është vizituar nga më shumë se 50.000 fansa të serialit “Star Wars”.

Panelet edhe këtë vit ishin pjesë integrale e programit të panairit, ku mori pjesë edhe regjisori J.J Abrams si dhe aktorët Mark Hamill dhe Carie Fisher.

Në tendat e ngritura në panair janë shitur lodra, veshje dhe pajisje të tjera që janë përdorur nga karakteret dhe në veprimet e serialit të filmit “Star Wars”. Është prezantuar edhe traileri i filmit të ri nga seriali, “The Force Awakens”, premiera e të cilit në SHBA pritet të jetë më 18 dhjetor. Për fëmijët janë organizuar programe të veçanta, duke u dhuruar çaste të këndshme fansave të serialit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme