Kopshti i tulipanëve në Keukenkof frekuentohet nga vizitorët

Sipas të dhënave nga zyrtarët e kopshtit në Keukenkof të Holandës, rreth 75% të vizitorëve janë turistë të huaj

Kopshti i tulipanëve në Keukenkof frekuentohet nga vizitorët

Keukenkof, kopshti i njohur i luleve të tulipanëve në Holandë hap dyert për vizitorët. Ky kopësht i cili mbanë edhe titullin si kopshti më i madh në botë i tulipanëve pritet të vizitohet nga rreth 800 mijeë vizitorë nga e gjithë bota.

Në kopshtin rreth 32 hektarësh i cili hapet për 66 vjet me rradhë pa ndërprerje, këtë vit janë mbjellë 7 milionë lule kryesisht tulipanë. Kopshti i cili organizohet çdo vit me koncepte të ndryshme tema e këtij viti i është përkushtaur piktorit holandez Vincent van Gogh. Në kopëtsht krahas krijimit të portretit të Van Gogh me rastin e përvjetorit të 125 të tij ai është zbukuruar gjithashtu edhe me lule të tjera dedikuar atij.

Kopështi i cili ka interes të lartë të turistëve gjithashtu ka një rëndësi të veçantë edhe për turizmin e vendit ku çdo vit ai vizitohet nga mijëra persona nga rajone të ndryshme të Hollandës.

Sipas të dhënave zyrtare të Keukenhof, vizitorët e kopshtit të tulipanëve i cili 75 përqind përbëhet nga turistët e huaj në vendet e para gjenden Gjermanët, Amerikanët, Francezët dhe Kinezët.

- "Parajsa mbi tokë"

Keukenhof, i cili cilësohet si "parajsa mbi tokë" për vlerën e lartë ekonimke në Hollandë është bërë i famshëm në sajë të eksportimeve të boçeve dhe farërave të tulipanëve. Kopshti u krijua në vitin 1950. dhe që në vitin kur u krijua u vizitua nga 236 mijë vizitorë dhe mbart cilësinë si platforma ndërkombëtare për ekspozimin e produkteve të prodhuesve të tulipanëve Hollandezë.

Kopshti i hapur në Lisse në afërsi të Amsterdamit me mbështetjen e madhe të familjes mbretërore, me kalimin e kohës ai u shndërrua në një identitet komercial. Kopështi i cili pregatitet prej muajsh dhe i cili përmban pothuajse të gjitha llojet e tulipanëve ëstë i hapur vetëm në periudhën prill-maj për arsyen e jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanëve.

Gjithashtu në këtë kopësht organizohen aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore, ku për të tërhequr vëmendjen e turistëve tulipanëve i jepen emrat si Vincent van Gogh, Rembrandt, Andre Kuipers.

Kopështi i cili është një nga vendet që fotografohet më shumë në botë në vitet e kaluara janë krijuar vende të veçanta për artistët dhe mendimtarët e njohur si Bach, Beethoven, Einstein, Kant, Marx dhe Goethe ku gjithashtu ai vizitohet edhe nga shumë persona të njohur.

Mes të njohurve të cilët kanë vizituar kopështin nën kujdesin e familjes mbretërore holandeze janë Presidenti 11 turk Abdullah Gül, Mbretëresha e britanisë Elizabeth, Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Presidenti kinez Xi Jinping.

Tulipanët edhe pse janë me prejardhje nga Turqia identifikohen me Holandën, ata zënë një vend të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi. Prodhuesit hollandezë të cilët mjellin më shumë se 4 miliardë tulipanë, afërsisht gjysmën e tyre e eksportojnë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme