"Me dashuri nga Stambolli", për herë të parë në Shqipëri

Devrim Erbil, një prej piktorëve më të njohur turq, do të prezantohet për herë të parë në Shqipëri, më 15 prill në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku do të çelet në orën 19:00 ekspozita personale e titulluar “Me dashuri nga Stambolli”.

"Me dashuri nga Stambolli", për herë të parë në Shqipëri

Përveç karrierës së tij në pikturë Devrim Erbil ka dhënë kontribut për zhvillimin dhe promovimin e arteve në Turqi. Ka qenë President i Shoqatës Turke të Arteve dhe President i Shoqatës së Arteve Pamore Bashkëkohore. Gjithashtu, ka qenë edhe drejtor i Muzeut të Pikturës dhe Skulpturës në Stamboll.

Erbil ka një karrierë të pasur dhe të gjatë edhe në qarqet akademike. Aktualisht është Profesor i Pikturës në Departamentin e Pikturës në Universitetin "Mimar Sinan", edhe ky në Stamboll.

Ashtu si thotë përshkrimi në Christie’s, shtëpia e famshme e ankandeve, ku veprat e këtij autori kapin shifra të konsiderueshme, me dhjetëra mijë dollarë, puna e hershme e Devrim Erbil të kujton fort veprat dhe ilustrimet e Matrakci Nasuh, një nga figurat më të rëndësishme të Turqisë së shekullit të 16-te dhe aktiv gjatë kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, të cilat kombinonin një mori ngjyrash natyrore me perspektivën ajrore dhe lartësinë horizontale. Në pikturat e mëvonshme Devrim Erbil trajton perspektivën dhe proporcionet në mënyrë më natyrale, ndërsa ngjyra në punët e tij bëhet monokrome dhe ekspresive.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme