Kroaci - Çokollata më e madhe në botë, kandidate për "Guinness"

Ky është një lajm, që të hap oreksin; e kemi fjalën për çokollatën pllakë më të madhe në botë. Sheshi kryesor i qyteti Split të Kroacisë u mbulua nga një çokollatë pllakë me sipërfaqe plot 101 m2.

Kroaci - Çokollata më e madhe në botë, kandidate për "Guinness"

Qyteti Split i Kroacisë mirëpriti një nismë rekordi të shijshëm.

Në sheshin kryesor të qytetit u sollën kallëpe të shumta çokollate, që u bashkuan falë punës së zellshme të ëmbëltorëve.

Pas ardhjes së spektatorëve, u zbulua edhe mbulesa e çokollatës kolosale, që u bë nga 800 kg çokollatë e zezë (bitter).

Ekspertët bënë matjet e përmasave të pllakës së çokollatës. Ajo ishte 16 m e gjatë dhe 6,5 m e gjerë, gjë që e bën atë kandidate për t’u regjistruar në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Më pas pllaka e çokollatës gjigante u thye dhe iu shpërnda spektatorëve, më të gëzuarit mes të cilëve ishin fëmijët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme