SHBA - Filmi i fundit i Russell Crowe më 24 prill nëpër kinema

Në Uashington u shfaq premiera e filmit “Water Diviner”, me regjisor dhe aktor kryesor, Russell Crowe, prodhim i përbashkët amerikano-australiono-turk.

SHBA - Filmi i fundit i Russell Crowe më 24 prill nëpër kinema

Filmi “Water Diviner” (përkthyer “Shpresa e Fundit” në turqisht) i aktorit të njohur dhe vlerësuar me çmimin Oscar, Russell Crowe, më 24 prill do të fillojë të shfaqet edhe në kinematë amerikane.

water diviner madridNë premierën e filmit nga mediat turke ishte i pranishëm në prapaskenë vetëm Radio-Televizioni Turk (TRT). Para mikrofonit të TRT-së Russell Crowe shprehu përshtypjet e tij në lidhje dhe xhirimet në Turqi.

Filmi trajton udhëtimin e fermerit australian Coner drejt Turqisë së pasluftës për të kërkuar djemtë e tij. Ai fillimisht vjen në Stamboll, pastaj kalon në Çanakala.

Në Turqi dhe në Australi filmi ka nisur të shfaqet në muajin dhjetor, kurse në 24 prill do të shfaqet edhe në Amerikë...

Aktori i mirënjohur Russell Crowe tregoi një interes të veçantë për TRT-në gjatë premierës së filmit në Uashington.

Ambasadori i Turqisë në Uashington Serdar Kılıç dhe bashkëshortja e tij Sinem Kılıç ishin të ftuarit e nderit në premierë.

Pas një bisede me çiftin Kılıç, Crowe, ndau me TRT-në përshtypjet e tij në lidhje me Turqinë: “ Aspekti se si e shoh Turqinë dhe Çanakkalanë është i shprehur qartë në film. Më thanë se filmi është parë nga shumë njerëz në Turqi dhe ata e kanë parë qartë përshtypjen time. Interesi i treguar gjatë premierës në Stamboll ishte i mahnitshëm. 3 vite të jetës sime ja kam dedikuar këtij filmi. Ato që më janë shpjeguar dhe ato që kam përfituar atje...Njerëzit e kanë kuptuar se unë e njoha tërësisht kulturën e tyre” - tha Crowe.

Prodhimi i përbashkët amerikano-australino-turk, “Shpresa e Fundit” (Water Diviner) pritet me kureshtje nga artdashësit amerikanë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme