Suksesi i vajzës së talentuar turke

Laçin Akyol, nxënësja 8 vjeçare që merr mësime për violinën në Konservatorin Shtetëror të Universitetit të Mersinit, fitoi vendin e 3 duke lënë pas 23 bashkëmoshatarë në Garën Ndërkombëtare të Violinistëve të Rinj Grumiaux, të zhvilluar në qytetin Namur të Belgjikës.

Suksesi i vajzës së talentuar turke

Në garën ku morën pjesë talentet e reja nga shumë vende të botës si Gjermania, Franca, Rusia, Estonia, Singapori, Japonia, Finlanda, Letonia, Belgjika, Lituania, Holanda etj, Turqia u përfaqësua nga Laçin Akyol, nxënësja e mësueses së Konservatoriz Shtetëror të Universitetit të Mersinit, Lily Tchumburidze.

Krahas vendit të tretë në botë, Laçin Akyol mori notën e plotë e jurisë dhe hyri në listën e tyre të violinistëve që kanë shpresë për të ardhmen.

Laçin Akyol është vajza e muzikantes së violinës dhe babait balerin dhe mori pjesë në garë me një përgatitje 2 mujore. Prindërit u shprehën se koha për përgatitje ishte shumë e shkurtër dhe nuk prisnin të merrnin çmim.

Laçin Akyol tregohet si virtuozja e ardhshme e violinës dhe u shpreh se marrja e çmimit që në garën e parë e ka lumturuar atë pa masë.
E talentuara e vogël në moshë thotë se do të punojë edhe më shumë dhe synon që të japë një koncert për violinë solo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme