Revista franceze L’Express: Shqipëria "Perla e re e Ballkanit"

Me çeljen e sezonit të ri turistik, Shqipëria është cilësuar nga revista franceze L’Express, si një nga perlat e Ballkanit, duke bërë kështu një reklamim prestigjioz për Shqipërinë.

Revista franceze L’Express: Shqipëria "Perla e re e Ballkanit"

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në një postim në rrjetin social “Facebook” se një tjetër lajm i mirë vjen për turizmin shqiptar përpara sezonit.

Duke iu referuar një shkrimi të revistës franceze L’Express, Kryeministri Rama thekson se, Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015.

“Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L’Express”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Në shkrimin e revistës franceze “L’Express, të shoqëruar nga një pamje e Qeparoit, Shqipëria renditet si destinacioni i tretë turistik dhe cilësohet si një vend me plazhet si të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet, si në Zvicër, fshatra të gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2500 vite me kulturën Romake dhe kulturën bizantine.

Sipas revistës, 362 km e bregdetit shqiptar përfundojnë me Korfuzin në jug dhe janë përballë brigjeve të Puglias, në anën tjetër të Adriatikut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme