Ankara - Përurohet parku "Alija Izetbegoviç"

Parku "Alija Izetbegoviç" është përuruar në Nënprefekturën Kazan të Ankarasë, në kujtim të liderit dhe aktivistit të paharrueshëm boshnjak.

288511
Ankara - Përurohet parku "Alija Izetbegoviç"

Alija Izetbegoviç, prijësi dhe aktivisti më i rëndësishëm i Bosnjë-Hercegovinës, mbreti i zemrës së popullit boshnjak...

Ai nuk ishte vetëm një lider, por edhe një njeri shembullor, që ngjallte admirim me mënyrën e jetesës.

Përvjetori i 90-të i lindjes së liderit të paharrueshëm, Alija Izetbegoviç, u festua me një sërë aktivitetesh në Nënprefekturën Kazan të Ankarasë.

Në fillim të festimeve, menjëherë pas shfaqjes së ansamblit folklorit, u realizua përurimi i parku me emrin e Alija Izetbegoviçit.

Gjatë ceremonisë së përurimit u ekspozuan edhe shumë fotografi mbi jetën e Alija Izetbegoviçit dhe vitet e vështira të luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Në këtë park po ngrihet edhe një përmendore në kujtim të Izetbegoviçit.

I pranishëm në këtë ceremoni, nënkryetari i Bashkisë Kazan, Cengiz Gevrek, deklaroi se parku i sapopëruruar është mjaft i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tij banorëve të Kazanit do të mund t’u shpjegohet kauza e ndershme e liderit boshnjak.

Ndërsa ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Ankara, Damir Dzanko, u shpreh se kjo vepër me vlerë e Bashkisë Kazan do të kontribuojë në fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kajmekami i Kazanit, Murat Duru, nga ana e tij u rikujtoi të pranishmëve se pavarësisht dhimbjeve, masakrave dhe torturave të jashtëzakonshme në Bosnjë-Hercegovinë, Alija Izetbegoviçi i ka përcjellë botës gjithnjë mesazhe paqësore.

“Dijetari i madhe i shekullit të 20-të na ka këshilluar gjithnjë tolerancën dhe dashurinë”, tha nënprefekti Duru.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme