"Atlaset e Zemrës", flamujt e Ballkanit valëviten në Izmir

Studentja shqiptare Flora Hajdarmataj, që kryen masterin në Universitetin Egje në Izmir, na informon në lidhje me projektin me pjesëmarrje të gjerë “Atlaset e Zemrës” të zhvilluar në këtë qytet për promovimin e kulturës dhe traditës së Ballkanit.

 "Atlaset e Zemrës", flamujt e Ballkanit valëviten në Izmir

Projekti “Atlaset e zemrës” u prezantua nga studentët huaj që studiojnë në Turqi të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Studentët e huaj që vijojnë studimet në Izmir, prezantuan kulturën e Ballkanit, në kuadër të projektit të tretë “Atlaset e zemrës” i cili është mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Turqisë si dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studentëve Mysafir në İzmir (İzmir Uluslararası Misafir Öğrenciler Derneği).

Aktiviteti u realizua në ambientet e shkollës së mesme Süleyman Demirel, në Karshijaka (Karşıyaka).

Në këtë aktivitetet pos studentëve të Ballkanit, ishte i pranishëm edhe Nënprefekti i Karshijakas, (Karşıyaka Kaymakamı) Sadettin Yücelin si edhe profesorë, studentë dhe qytetarë të shumtë.

Ky aktivitet u realizua nga studentët e Ballkanit që vijojnë studimet në Izmir dhe ishte i treti në radhë nga gjithsej shtatë aktivitete që do të realizohen gjithsej nëpër shkolla të ndryshme.
Në çdo aktivitet do të prezantohen vlerat kulturore dhe historike të 5 shteteve dhe për secilin shtet do marrin pjesë nga 5 studentë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme