Gjermani - Imamët dhe rabinët bashkë, apel për tolerancë

Imamët dhe rabinët në Gjermani janë bashkuar në një apel tolerance drejtuar njerëzimit. Të gjithë së bashku, imamët dhe rabinët në Berlin u kanë dhënë pedaleve për tolerancën.

279704
Gjermani - Imamët dhe rabinët bashkë, apel për tolerancë

“Biçikletat Bashkojnë”, është ky emri i një fushate të udhëhequr nga 10 imamë dhe 10 rabinë.

Imamët dhe rabinët janë tubuar përpara Portës së Brandenburgut në Berlin dhe kanë ngarë biçikletat e tyre për promovimin e paqes dhe tolerancës.

Gjatë këtij aktiviteti kuptimplotë, të cilit i janë bashkuar edhe shumë qytetarë, vargani i biçikletave ka kaluar përpara xhamive dhe sinagogave.

Në Berlin jetojnë rreth 20 mijë hebrenj dhe 160 mijë myslimanë, shumica e të cilëve janë turq. Popullsia e përgjithshme e kryeqytetit të Gjermanisë është gati 3,5 milionë banorë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme