Tiranë – Ekspozitë fotografike të trashëgimisë turke në UNESCO

“Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi”, ka qenë ekspozita e çelur së fundmi në Hollin e Muzeut Historik Kombëtar nga Ambasada Turke në Tiranë.

Tiranë – Ekspozitë fotografike të trashëgimisë turke në UNESCO

“Padyshim që Turqia është një nga vendet që i ka dhuruar shumë fondit të siteve të UNESCO-s, qoftë nga numri i siteve kulturore, apo edhe elementë të pasurisë shpirtërore, si arti ebru, kafja turke etj”, u shpreh nga ana tjetër edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar,hidayet bayraktar i cili shtoi edhe se “kultura, historia e tradita shumë-shekullore turke është pasqyruar më së miri në 13 site të përfshira në listën e fondit botëror, 42 site të tjera kandidate për t’u përfshirë, 12 elemente kulturore të pasurisë shpirtërore, si edhe 4 kapituj domethënës të librit të Kujtesës së Botës”.

Ndërkohë që organizatorët bëjmë me dije se ekspozita “Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi”, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 1prill të vitit 2015, gjatë muajve në vazhdim do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Berati e Gjirokastra gjithashtu dhe në parkun e Butrintit për t’u vizituar edhe atje nga dashamirësit e kulturës turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme