Seriali i TRT-së burim i të ardhurave për prefekturën e Vanit

Aysel Ayataç nga fshati Ulupamir i nënprefekturës Ercis të Vanit, ku jetojnë turqit kirgiz, është duke prodhuar zbukurimet për çadrat që përdoren në këtë serial

Seriali i TRT-së burim i të ardhurave për prefekturën e Vanit

Seriali i pëlqyer televiziv i TRT-së “Zgjimi Ertugrul” (Dirilis Ertugrul) u bë një burim i të ardhurave për prefekturën e Vanit.

Aysel Ayataç nga fshati Ulupamir i nënprefekturës Ercis të Vanit, ku jetojnë turqit kirgiz, është duke prodhuar zbukurimet për çadrat që përdoren në këtë serial.

Për prodhimet e saj ka filluar interesimi nga të katër anët e Turqisë.

Seriali “Zgjimi Ertugrul”, ku shpjegohet jeta e Ertugrul Gaziut, babait të Osman Beut, themeluesit të Perandorisë Osmane, është një serial i pëlqyer i TRT-së.

Ky serial që pëlqehet shumë nga teleshikuesit është bërë edhe një burim i të ardhurave.

Zbukurimet e jashtme dhe të brendshme të çadrave të fisit Kayi në këtë serial është duke i punuar një grua nga Vani.

Aysel Ayataç nga fshati Ulupamir i nënprefekturës Ercis të Vanit këtyre ditëve kryen një punë mjaftë intesive. Sepse të gjitha zbukurimet e çadrave që përdoren në këtë serial janë prodhuar nga ajo.

Aysel Ayataç përpiqet për të plotësuar nevojat për serial dhe në anën tjetër për ti plotësuar kërkesat që vijnë nga të katër anët e Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme