Zëri i fuqishëm i rinisë shqiptare në Ankara (video)

Grupi Letrar “Votra” i frymëzuar nga dëshira që 7 Marsi të jetë një festë edhe për studentët në Ankara, organizuan një mbrëmje letrare në bibliotekën muze të Mehmet Akif Ersoy në Ankara.

Zëri i fuqishëm i rinisë shqiptare në Ankara (video)

Unioni Studentor Shqiptar në Turqi (Dega Ankara) dhe Grupi Letrar “Votra” të frymëzuar nga dëshira që 7 Marsi të jetë një festë edhe për studentët në Ankara, organizuan një mbrëmje letrare në bibliotekën muze të Mehmet Akif Ersoy në Ankara. Kjo bibliotekë tashmë është kthyer në vatrën e “Votrës” vend ku grupi letrar mbledh çdo muaj studentët për të ndarë me njeri – tjetrin dhe për të shijuar bukurinë, muzikalitetin, metaforën dhe forcën e poezisë dhe të fjalës shqipe.Votra 3

Eshë për tu përgëzuar vullneti i këtyre studentëve sepse përveç përfitimit moral nuk kanë një përfitim tjetër, ata organizojnë çdo gjë të pavarur dhe të pafinancuar nga askush.

Aktiviteti i realizuar në kuadër të 7 Marsit pati në fokus jo vetëm këtë festë. Në mbrëmjen poetike studenti Viliem Kurtulaj bëri një prezantim për historikun e gjuhës shqipe, hapjen e shkollës së parë shqipe, librin e parë shqip dhe mbi alfabetin tonë. Më tej pati recitime poezish mbi këtë tematikë.

Një tjetër moment i ishte kushtuar dhe Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit. Dita e vdekjes së këtij heroi përkon me datën 7 Mars, ashtu siç edhe dita e lindjes përkon me një tjetër datë të rëndësishme ne historinë e Shqipërisë, më 28 Nëntor. Studentët e Votrës sollën një historik të shkurtër të familjes së Jasharajve dhe në nder të tij u lexua dhe një prozë e shkurtër. Poezitë e servirura me tej kishin një thyrje tematike ku nuk munguan dhe lirikat e dashurisë. Fundi ishte rezervuar me poezi kushtuar nënës, si figure qendrore e jetës së çdo njeriu.

Tematika e zgjedhur dhe mënyra sesi i

Votra 1shte konceptuar kjo mbrëmje letrare tregon për një punë serioze të katër studentëve shqiptar Olta Murataj, Irena Permeti, Arbnor Murati dhe Liridon Bllaca, të cilet të shtyrë nga pasioni dhe dashuria për të qënë sa më pranë dhe bashkë me studentët shqiptar arrijnë të realizojnë dhe aktivitete të tilla.

7 Marsi” – reciton Arbnor Murati

Arbnori, i frymëzuar nga institucioni me i rëndësishëm i shoqëri pas familjes shkolla dhe duke e parë datën 7 marsin si diten kur edhe u mbajt mbrëmja poetike u frymëzua për të përzgjedhur poezinë që pikërisht i dedikohet shkollës. Vargjet i kushtohen historisë së saj por jo vetëm, pasi që mbjell tek dëgjuesi ndjenjën e përgjegjësisë që ka nxënësi , studenti ndaj kombit në veçanti, e të shoqërisë në përgjithësi. Në këtë mënyrë rriten frytet që nesër do ti korrë një gjeneratë që do i shijoje produktet e dala nga institucioni shkolle.

Koha e pamjaftueshme” – reciton Irena Permeti

Poezia "Koha e pamjaftueshme" e Ismail Kadaresë (e shkruar në pranverën e 1990-ës) bart në vetvete dilemën e rëndë midis qëndrimit në një vend ku mbytja e fjalës së lirë ka arritur kulmin dhe largimit drejt një vendi që ia ofron këtë liri; dilema mes përjetimit të ndjenjës se po i tradhton ata që po lë pas, po i braktis dhe nuk po lufton për fjalën e lirë në vendin e tij dhe etjes për liri, për të shkuar në perëndim ku të mos ketë më pengun e së pathënës. Votra 2Nuk ka kohë të mjaftueshme që të presë ditën kur gjërat të ndryshojnë në këtë vend, ndaj merret vendimi i rëndë i ikjes, i largimit.

Vijmë edhe një herë” – reciton Olta Murataj

Proza e shkurtër e shkruar nga Fatmir Muja i kushtohet familjes së Adem Jasharit, heroizmit dhe qëndresës së kësaj familje. Çdo varg është ndjeshmëri, respekt dhe falënderim për këtë hero. Proza e shkurtër përfundo me vargjet: “ ... asnjë toke të lirë nuk i mungojnë varrezat e dëshmorëve.” E Kosova sot është një tokë e lirë falë heronjve të saj.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e bashkangjitur lajmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme