Stamboll – Festivali Ndërkombëtar i Filmit fillon më 4 prill

Edicioni i 34-ët i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll do hapë siparin më 4 prill dhe me mbi 200 prodhime nga 62 vende ai do t’u dhurojë artdashësve një gosti pamore dyjavore.

Stamboll – Festivali Ndërkombëtar i Filmit fillon më 4 prill

Sivjet në festival marrin pjesë mbi 200 prodhime nga 62 vende dhe artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin filmat e preferuar gjatë 2 javëve që do të zgjasë festivali.

Festivali organizohet nga Fondacioni i Kulturës dhe Artit të Stambollit. Në kuadër të festivalit do të shfaqen prodhime të reja nga Turqia dhe kinematografia botërore si dhe filma të vlerësuar me çmime. Stambolli do të kalojë dy javë të mbushura me filma.

Çmimet e Nderit për Kinemanë këtë vit do të shkojnë për regjisorin dhe producentin Yılmaz Atadeniz, muzikantin Cahit Berkay, aktoren Nebahat Çehre, skenaristin dhe regjisorin Safa Önal dhe aktorin Süleyman Turan.

Mes të ftuarve të festivalit të sivjetmë është edhe regjisori iranian, Bahman Ghobah, i njohur me filmat “Koha e Kuajve të Dehur”, “Edhe Breshkat Fluturojnë”.

Në festival do të shfaqet një kopje e rinovuar e filmit “Hakmarrja e Gjarpërinjve”, një nga kryeveprat e kinematografisë turke dhe që mban firmën e Metin Erksan.

Organizimet e festivalit që priten me kureshtje të madhe janë Konkurset Kombëtare dhe Ndërkombëtare për “Tulipanin e Artë”.

Në Konkursin Ndërkombëtar “Tulipani i Artë” sivjet do të marrin pjesë 12 filma.

Kurse në Konkursin Kombëtar “Tulipani i Artë” janë në garë 11 filma. Filmi më i mirë që do të zgjedhë juria nën drejtimin e regjisorit Zeki Demirkubuz do të marrë një shpërblim prej 150 mijë lirash turke (rreth 54 mijë euro), kurse regjisori më i mirë do të marrë 50 mijë lira turke (18 mijë euro)

Përmes aplikacionit pa pagesë artdashësit programin e festivalit do të kenë mundësi që ta ndjekin edhe nga smarfonët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme