Gjermani - Çelet me risi Panairi i Librit në Lajpcig

I konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Gjermani, Panairi i Librit në Lajpcig filloi sot me paraqitjen e librave nga 2.200 shtëpi botuese, ku, në përfundim të 4 ditëve, risia do të jetë dhënia e 3 çmimeve speciale për shkrimtarët.

Gjermani - Çelet me risi Panairi i Librit në Lajpcig

Organizatorët do të japin çmime në tri kategori; krijimtari artistike, joartistike dhe përkthim.

Fituesit do të marrin 45.000 euro.

Organizatorët presin gjithashtu praninë e personave të njohur publikë në Gjermani, si politikani socialdemokrat, Peer Steinbrueck dhe veterani i muzikës pop, Heino.

Panairi i librit do të ketë një pavion të veçantë për shkrimtarët izraelitë, në një përpjekje për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-izraelite.

Lajpcig pritet prania e 12 shkrimtarëve izraelitë, përfshirë Amos Oz, Meir Shalev dhe Chaim Noll.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme