Izmir - Qyteti antik i Efesit kandidat për në UNESCO

Qyteti antik i Efesit në provincën Selçuk të Izmirit është kandidat për në Listën e UNESCOS për Trashëgiminë Botërore.

Izmir - Qyteti antik i Efesit kandidat për në UNESCO

Qyteza Selçuk është mjaft e pasur në aspektin e objekteve me rëndësi historike.

Janë përshpejtuar përgatitjet që bëhen për ta futur qytetin antik të Efesit në Listën e Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Në kuadër të këtyre punimeve si shembull është marrë përvoja e fituar me rastin e Bergamës (Pergamena).

Ekipi që kishte ndjekur punimet për përfshirjen e Pergamenës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s tani ndihmon edhe provincën Selçuk.

Krahas kërkesës për qytetin antik të Efesit në Sesionin e 39-të të mbledhjes së Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që do të mbahet Gjermani, do të merret vendimi përfundimtar edhe për dosjet e Mureve Rrethues të Dijarbakërit dhe Bahçet Hevsel në Dijarbakër të Turqisë.

Momentalisht nga Turqia në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s bëjnë pjesë 13 pasuri materiale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme