Çelet ekspozita "Myslimanët turq, me ngjyrë dhe tartarë në Prusi"

Në Shtëpinë e Kulturës së Xhamisë “DITIB-Sehitlik”, që ndodhet në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, është hapur ekspozita me titull “Myslimanët turq, me ngjyrë dhe tartarë në Prusi”. Krahas turqve, interes të lartë për ekspozitën shfaqën edhe gjermanët.

Çelet ekspozita "Myslimanët turq, me ngjyrë dhe tartarë në Prusi"

Rrugët e Berlinit jehuan me marshin e Mehterit.

Mbërritja në qytet e ambasadorit të Perandorisë Osmane në Berlin, Ali Aziz Efendi, u rigjallërua në mënyrë simbolike nën shoqërinë e bandës Mehter, e cila krijoi me marshet e saj një atmosferë shumëngjyrëshe në ceremoninë e organizuar në Shtëpinë e Kulturës së Xhamisë “DITIB-Sehitlik”.

Pjesëmarrës në ceremoni, ambasadori i sotëm turk në Gjermani, Huseyin Avni Karslioglu, deklaroi se ekspozita në Shtëpinë e Kulturës së Xhamisë “DITIB-Sehitlik” zë një vend të rëndësishëm mes kulturës turke dhe asaj gjermane.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame Turke në Gjermani, prof. dr. Nevzat Asikoglu, theksoi se ekspozita "Myslimanët turq, me ngjyrë dhe tartarë në Prusi" ofron kontribut madhor në kulturat e të dyja vendeve.

Pas fjalimeve të rastit, ekspozita në Shtëpinë e Kulturës u çel me ceremoni.

Në kuadër të kësaj ekspozite, ku zënë vend Kurani i parë i botuar në gjermanisht, shpata, thika, shembuj të artit të kaligrafisë otomane dhe kostume të asaj periudhe, të pranishmit u gostitën me gatime tradicionale turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme