Medalja e Nobelistit të ekonomisë shitet për 391 mijë dollarë

Medalja e Simon Kuznets, zbuluesi i PBB-së, i cili ndërroi jetë në vitin 1985 dhe që është medalja e parë në këtë fushë, u shit në ankand në Los Anxheles për 391 000 dollarë. Ky është i gjashti çmim Nobel që shitet në ankand.

Medalja e Nobelistit të ekonomisë shitet për 391 mijë dollarë

Simon Kuznets, zbuluesi i PBB-së, që përcakton rritjen ekonomike të një vendi, laureati i tretë për një çmim Nobel për Ekonominë, e mori këtë medalje në vitin 1971 për studimet e tij për rritjen ekonomike.

Ndryshe nga kolegët e tij të asaj kohe, ai përdori demografinë dhe statistikat për të kuptuar efektet e rritjes së popullsisë mbi prodhimin kombëtar.

Në ar 23 karat, medalja tregon portretin e zbuluesit të çmimit, Alfred Nobel.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme