I gatshëm plani për restaurimin e Grykës së sterës Veneciane

Pas inspektimit të kryer mbi monumentin ekspertët po përgaten për ndërhyrje si dhe punën restauruese dhe konservuese mbi monumentin.

I gatshëm plani për restaurimin e Grykës së sterës Veneciane

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, ka zhvilluar së fundi një inspektim mbi monumentin e quajtur “Grykë stere Veneciane” në kalanë e Shkodrës.

Pas inspektimit të kryer mbi monumentin dhe pasi u konstatua nevoja për ndërhyrje, specialisti i DRKK Shkodër Hilmi Tafa po përgatit ndërhyrjen si dhe punën restauruese dhe konservuese mbi monumentin.

DRKK Shkodër ka njoftuar se patologjitë që paraqet sot ky monument janë, humbja e materialit, patina biologjike, korozioni i mjetit që e mban atë të lidhur.

Grykë stere Veneciane, është një monument i cili është ndërtuar në shek. e XVIII.

Ajo ka shërbyer për furnizimin me ujë, për pallatin e Bushatllijve që ishte në ketë kohë ne oborrin e tretë të Kalasë së Shkodrës.

Edhe gjatë trazirave të vitit 1997, ky object është dëmtuar në tentativën për tu trafikuar jashtë vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme