Edhe në Bursa festohet 7-vjetori i Pavarësisë

Në Turqi vazhdon jehona e festimeve të 7-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pas ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Kryeqytetin Ankara, edhe në rrethin e Bursa-s u zhvillua një mbrëmje festive.

Edhe në Bursa festohet 7-vjetori i Pavarësisë

Pas ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Kryeqytetin Ankara, edhe në rrethin e Bursa-s, Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit të Turqve të Kosovës dhe Maqedonisë me përkujdesjen e kryetarit, Rexhep Gunduz realizoi një aktivitet festiv me pjesëmarrje të gjerë. Programi i mbështetur edhe nga Bashkia e Metropolit të këtij qyteti, u mirëprit në Qendrës e Kulturës Ataturku në lagjen Merinos, në sallën Osmangazi.

Në këtë eveniment kuptimplotë, mori pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi së bashku me Kryetarin e komunës se Pejës z. Gazmend Muhaxheri, Kryetarin e komunës se Podujevës z. Agim Veliu, deputetë si dhe disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Në mbrëmje morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Bursas, Z. Recep Altepe, Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Turqve të Kosovës dhe Maqedonisë Rexhep Gunduz, Konsulli i Nderit, banorë të Bursas me origjinë shqiptare dhe dashamirës së Kosovës, studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet në Turqi si dhe emigrantë shqiptarë dhe nga Rumelia që jetojnë në Bursa.Kosova Bursa

Programi filloi me një film ku tregoheshin faktet e dhimbshme të Luftës së Kosovës dhe mizoria e serbëve dhe si rrjedhojë rëndësia e pavarësisë që sot tërë shqiptarët jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por anë e mban botës e festojnë duke e ditur se sa e rëndësishme është ajo.

Më pas në skenë u ngjit, Kryetari i Bashkisë, Z. Altepe i cili tha se ndihmat për Kosovën nuk do të reshtin kurrë. “Bursa si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën për zhvillimin dhe mirëqenien e saj. Unë si kryetar kam për qëllim të kujdesem edhe për vetë faktin se Kosova është një vend me lidhje historike shumë i rëndësishëm për Turqinë” tha Altepe.
Kurse Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për kontributin që ka dhënë dhe po jep për zhvillimin e Kosovës. Kosova ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të arritur një zhvillim të theksuar ekonomik.

Mbrëmja festive vazhdoi me sfilatën e veshjeve tradicionale të krahinave të Kosovës, Ansambli i këngëve dhe valleve Bajram Curi nga Prishtina që me melodinë e çiftelisë mbushi me gëzim pjesëmarrësit në aktivitet. Programi i tyre tejet i pasur u shoqërua edhe nga vete pjesëmarrësit që u ngjitën me flamuj në duar në skenë për të vallëzuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme