Një rrugë e re për në majën e botës

Pas tragjedisë që ndodhi në muajin prill të vitit të kaluar ku si pasojë e një orteku humbën jetën 16 persona, alpinistët tani do të përdorin një rrugë tjetër, atë të vjetrën që cilësohet më e sigurt.

Një rrugë e re për në majën e botës

Autoritetet e Nepalit bënë të ditur se do të hapin itinerarin qendror që u braktis 20 vjet më parë.

Ata deklaruan se rruga do të përgatitet deri në fillimin e sezonit në pranverë.

Kjo rrugë është më e shkurtër dhe tregohet si më e lehtë edhe për alpinistët pa përvojë.

Deri më sot 250 alpinistë kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të ngjiteshin në majin e malit më të lartë në botë.

Everesti që në Nepal njihet si Sagarmatha kurse në Tubet si Chomolangma arrin lartësinë 8848 metra është ëndrra më e madhe e alpinistëve.

65 vjet pas ngjitjes së parë, alpinistët ankohen për dyndjet në Malin Everest si të ishte një autostradë.

Nepal, që fiton 2 milion e gjysmë dollarë nga ngjitjet në mal, përballet me probleme të ndryshme ndër të cilat në radhë të parë vijnë mbeturinat si dhe efekte të tjera anësore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme