Interesi i madh për koncertin e botës turke në Sarajevë

Në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, në kuadër të edicionit të 31-të të Festivalit Dimëror, u zhvillua Koncerti Tradicional i Botës Turke në shoqërinë e Orkestrës Popullore të Kazakistanit Sazgen Sazy.

Interesi i madh për koncertin e botës turke në Sarajevë

Në koncertin e zhvillua në ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar, populli boshnjak përjetoi momente të paharrueshme.

Boshnjakët treguan një interes të madh për koncertin e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke (TURKSOY), Instituti Yunus Emre, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TİKA dhe Ambasada e Turqisë në Sarajevë.

Në koncert morën pjesë artistë të mirënjohur nga Kazakistani, Kirgızia, Republika Sakha dhe Turqia.

Në një reportazh të dhënë me këtë rast, Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY), Fırat Purtaş tha: “Besoj se me këto aktivitete do të shtohet edhe njohja e Turksoy-it në Ballkan. Këtej e tutje, aktivitetet tona në hapësirën gjeografike të Ballkanit do të vazhdojnë duke u rritur”.

Në programin ku u përdorën veshje dhe instrumente të veçanta dhe tradicionale të botës turke, mori pjesë edhe Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Cihad Erginay, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY), Duşen Keseinov dhe Kryetari i Departamentit të Marrëdhënieve Publike të TIKA-s, Zülküf Oruç.

TURKSOY që njihet si UNESCO-ja e Botës Turke, përpara koncertit në Sarajevë, shfaqi të njëjtën performancë edhe në Gorajde dhe Mostar. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme