Në Berlin, filmat garojnë për "Ariun e Artë"

Filloi Edicioni i 65-të i Festivalit të filmit në Berlin. Filmat pjesëmarrës do të do të garojnë për çmimin prestigjioz “Ariu i Artë”.

Në Berlin, filmat garojnë për "Ariun e Artë"

Emrat njëri më i njohur se tjetri në fushën e artit, politikës dhe shfaqjes, u takuan në festivalin në Berlin.
Çelja e Festivalit u bë me filmin “Askush nuk e do natën” pra "Nobody Wants the Night" ku është protagoniste Juliette Binoche.

Në festivalin ku do të shfaqen 441 filma nga 72 vende, 19 prej tyre do të garojnë për “Ariun e Artë”.

Çmimet e fituesve do të ndahen në galanë që do të zhvillohet në 14 shkurt.
Në Festivalin e Filmit në Berlin do të shfaqen edhe filmat e regjisorëve turq, Emine Emel Balcı me filmin “Deri sa të kem Frymë” pra "Nefesim Kesilene Kadar", Faruk Hacıhafızoğlu me “Piratët e Dëborës" pra Kar Korsanları" dhe Derya Durmaz me Rajonin Gri pra “Gri Bölge".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme