Moskë - Digjet biblioteka e Akademisë së Shkencave

Autoritetet ruse thonë se nga zjarri janë prekur rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa është shembur edhe çatia e bibliotekës me sipërfaqe totale 1.000 metra katrorë.

Moskë - Digjet biblioteka e Akademisë së Shkencave

Në bibliotekën e Akademisë ruse të Shkencave, e cila ka më shumë se 14 milion libra, mbrëmë rreth orës 22:00 shpërtheu një zjarr i madh, flakët e të cilit përfshinë një pjesë të konsiderueshme të ndërtesës.

Autoritetet ruse thonë se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Është theksuar se nga zjarri janë prekur rreth 2.000 metra katror, ndërsa është shembur edhe çatia e bibliotekës me sipërfaqe 1.000 metra katrorë.

Megjithatë, zjarri është lokalizuar me përpjekjet intensive të zjarrfikësve. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan rreth 150 zjarrfikës. Akoma janë të panjohura shkaqet e shpërthimit të zjarrit në katin e tretë të bibliotekës, ndërsa mediat ruse dyshojnë në defektet e instalimeve elektrike.

Sipas informacioneve të fundit, nga zjarri nuk ka viktima. Biblioteka është themeluar më 1918 si biblioteka e Akademisë Socialiste të Shkencave Sociale. Ku ndodhen rreth 14.2 milion tituj, disertacione shkencore dhe mikrofilma.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme