Ndërron jetë Gent Demaliaj, vokalist i "Djemtë e Detit" (video)

Këngëtari shumë i pëlqyer shqiptar, Gent Demaliaj, vokalist i grupit të famshëm të viteve '90, "Djemtë e Detit", është ndarë nga jeta sot në moshën 40-vjeçare.

Ndërron jetë Gent Demaliaj, vokalist i "Djemtë e Detit" (video)

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Pavarësisht se luftonte prej vitesh kundër kancerit, ai nuk arriti të fitonte dot betejen me vdekjen.

Në vitin 2013, Demaliaj u diagnostikua me kancer dhe që atëherë, ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Shqipëri dhe Itali. Po atë vit, me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare i dha atij një shumë prej 3,5 milionë lekësh për t’u kuruar jashtë vendit.

Gent Demaliaj lë pas bashkëshorten dhe një vajzë, Edean, edhe ajo këngëtare.

Vokalisti i grupit "Djemtë e Detit" mbahet mend për interpretimet unike në këngë si "Mos qaj", "Jo tani", "Baladë për Jakup Ferrin", "Lamtumirë", "Ëndrrat që për ty i thura", të cilat tashmë janë pjesë e artë e arkivit muzikor shqiptar.

Homazhet në nder të tij do të bëhen nesër në orën 12:30 në ambientet e RTSH-së, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 14:00.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme