Nobelisti Mario Vargas Llosa përgatitet të debutojë si aktor

Peruani Mario Vargas Llosa, shkrimtar nobelist me famë botërore, po përgatietet për debutimin e tij si aktor në një shfaqje teatrale, premiera e të cilës do të jetë javën e ardhshme në Spanjë.

Nobelisti Mario Vargas Llosa përgatitet të debutojë si aktor

Mario Vargas Llosa, 78-vjeç, luan rolin e Duka Ugolino. Ai do të prezantohet kështu para publikut në rolin e fisnikut të shekullit të 14-të.

Autori nobelist edhe më herët është shfaqur në lexime publike të punës së tij të mëparshme, por ky është roli i tij i parë, që ai e quan një eksperiencë të “tmerrshme”.

"Unë jam nervoz, shumë i nervozuar. Jam i tmerruar, në panik dhe me frikë. Në të njëjtën kohë, aktrimi është po aq stimulues dhe emocionues", është shprehur ai për gazetarët.

Në këtë pjesë teatrale, duka dhe 4 karaktere të tjera tregojnë histori në një tërheqje të vendit sesi ata përpiqen për të shmangur një plagë në shekullin e 14-të, në Firence.

Vargas Llosa ka fituar çmimin Nobel për letërsi në vitin 2010.

Shfaqja do të prezantohet prej 28 janar deri më 1 mars në Pallatin "Teatro Real", në kryeqytetin Madrid të Spanjës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme