Baku – Muze me libra miniaturë

Koleksioni me kopje të pazakonta të librave miniaturë dhe me përmbajtje të ndryshme është ekspozuar në Muzeun e qytetit të vjetër, Baku.

Baku – Muze me libra miniaturë

Libri më i vogël në Muze, si edhe në gjithë botën është vepra "Lulet e katër stinëve të vitit" (Shiki no kusabana), e shtëpisë me të madhe botuese japoneze “Toppan Printing”. Kjo vepër përmban 21 faqe dhe është e shtypur në dimensione 0,75x0,75 milimetra, dhe mund të lexohet vetëm me mikroskop të veçantë. Në mesin e ekspozitave më interesante të Muzeut janë botime të rralla, si veprat miniaturë të "Picture of English History" nga viti 1815, pastaj "Masses of St. Francis of Assisi and St. Anne" nga shekulli 16 dhe Kur'an i shtypur në shekullin e 17-të.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme