Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Konkurs poetik në Gostivar me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të manifestimit kulturor "Dita e Poezisë Shqipe", i cili realizohet me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit hap konkurs letrar për poezi.

Konkurs poetik në Gostivar me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Ky konkurs poetik vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar të grupmoshës 15-25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë.

Juria profesionale do të përzgjedhë 10 poezitë më të mira, që do të paraqiten në manifestimin kulturor "Dita e Poezisë Shqipe", që do të mbahet më datë 16 shkurt 2015, në kinemanë e qendrës tregtare "City Center" në Gostivar.

Me këtë rast, do të shpallen edhe fituesit e tri vendeve të para, që do të marrin çmimin "Sefer Selimi". Fituesit të vendit të parë, Komuna e Gostivarit do ti mbulojë shpenzimet e botimit të një vepre letrare në vlerë prej 30.000 denarë në qoftë se e njëjta botohet brenda vitit 2015. Po ashtu, poezitë konkurruese do të publikohen në një botim të veçantë, i cili do të shpërndahet në manifestimin e vitit të ardhshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme