Shqipëri - Pazari i Vjetër i Krujës, vijon restaurimi

Pazari i Vjetër i Krujës, një nga monumentet kulturore më të vizitueshme të këtij qyteti shqiptar, është në fazën e dytë të rikonstruksionit.

Shqipëri - Pazari i Vjetër i Krujës, vijon restaurimi

Pazari i Vjetër i është nënshtruar një projekti restaurimi të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në të cilin kanë bashkëpunuar disa institucione si Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkia e Krujës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Kruja dhe pazari i famshëm i saj janë objekte pelegrinazhi gjithëvjetor për vizitorët e huaj dhe ata vendas. Në të gjëndet e ekspozuar një pjesë e vyer e kulturës dhe artit shqiptar, e gdhendur në zeje e punë të mirëfillta dore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme