Ndahet nga jeta regjisori i njohur Francesco Rosi

Sipas mediave italiane regjisori i njohur italian, Francesco Rosi, ka vdekur sot në shtëpinë e tij në Romë në moshën 92-vjeçare.

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Francesco Rosi

Regjisori i njohur italian, Francesco Rosi, autor mes të tjerash edhe i filmit “L’Affaire Mattei” me të cilin fitoi Çmimin e Madh të Festivalit të Kanës në vitin 1972, vdiq sot në shtëpinë e tij në Romë në moshën 92-vjeçare, njoftoi media italiane.

Sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”, regjisori dhe skenaristi i njohur, vuante prej disa javësh nga një bronkit i rëndë.

Francesco Rosi u lind më 15 nëntor 1922 në Napoli.

Në vitin 1948 merr pjesë së bashku me Luchino Viscontin në realizimin e filmit “La terre tremble”.

Me Viscontin ai bëri edhe filmin e njohur “Bellissima”.

Rosi njihej si mjeshtër i filmave investigativë, ku “Salvatore Giuliano” bëri xhiron e botës në vitin 1961.

Në vitin 1963 me filmin “Main base sur la ville” mori çmimin "Luani i Artë" në Venecia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme