Elhaida Dani fiton festivalin e RTSH-së, gati për Eurovision 2015

Elhaida Dani, me këngën “Diell”, u vlerësua mbrëmjen e djeshme me çmimin e parë të Festivalit të 53-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, këngë me të cilën ajo gjithashtu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2015.

Elhaida Dani fiton festivalin e RTSH-së, gati për Eurovision 2015

"Kjo do të thotë shumë për mua, faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj vendim tim në një festival kaq të rëndësishëm, faleminderit jurisë, drejtuesve të festivalit madhështor, krijuesve të këngës sime", u shpreh Elhaida Dani pas marrjes së çmimit.

Juria e përbërë nga Agim Doçi, David Tukiçi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku, Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi, vlerësoi me 82 pikë këngën "Diell" me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola Trebickës e Sokol Marsit, ndërsa në vendin e dytë u rendit Bojken Lako me këngën "Të ndiej" dhe në të tretin Linda Halimi me këngën "S’të fa".

Gjergj Leka mori çmimin e intepretimit me këngën "Himn", ndërsa kënga "Bajram" e "Offchestra" mori çmimin e jurisë Pop.

Festivali u prezantua nga Floriana Garo, Liberta Spahiu dhe Turjan Hyska.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme