"Katunar", filmi i parë paranormal, që xhirohet në Kosovë (video)

Kosova do të ketë së shpejti edhe projektin e parë filmik të zhanrit horror, që po realizohet nga regjisori holandez, Dion Ventress.

"Katunar", filmi i parë paranormal, që xhirohet në Kosovë (video)

Gjatë një interviste për mediat amerikane, regjisori ka folur për projektin dhe temën, që trajton ky film.

"Tregimi flet për një vajzë me emrin Adelina, e cila jeton në Kanada dhe rikthehet në Kosovë pas vdekjes së babait. Ajo mëson se ka trashëguar një shtëpi në qytetin e vogël të Kaçanikut. Kur nis të qëndrojë aty, shtëpia fillon të ketë aktivitete paranormale. Ndërkohë që ajo përballet me këtë, fqinjët po ashtu i tregojnë një mit për një shkëmb të madh në qytet, që ka dy ‘vrima shpelle’ në kulm, ku legjenda thotë se ka ende njerëz, që jetojnë aty që nga lufta. Pastaj fillojnë të ngrihen të vdekur, ajo fillon të sajojë gjëra në kokën e saj. A ka të bëjë kjo me atë se jeton në një 'shtëpi fantazmash'? Legjenda misterioze e katunarëve në shpella?", shpjegon Dion Ventress për "LeglessCorpse".

Regjisori Ventress po ashtu ka folur për Kosovën dhe jetën në këtë vend, duke thënë se edhe pse shumë njerëz të huaj e shohin ende si një vend me rrezik të lartë, ky është në fakt një nga vendet më të sigurta për të.

Më poashtë vijon fragmenti promovues i filmit "Katunar".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme