Stamboll – Kafja piqet akoma me metoda tradicionale

Në rrugën “Hasircilar” në lagjen Tahtakale të Stambollit mund të gjesh disa dyqane që kafen e pjekin me prushin e drurit dhe si dikur 500 vite më parë.

Stamboll – Kafja piqet akoma me metoda tradicionale

Një filxhani kafeje turke që mban aromë të mrekullueshme askush nuk mund ti thoshte “Jo”.

Sot, edhe pse jo ashtu si më parë, në Stamboll ekzistojnë vende ku kokrrat e kafesë piqen në prushin e drurit.

Sipas mjeshtërve, të cilët vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë shekullore, më e rëndësishme këtu është pjekja e kafes pa e djegur.

Rrugica “Hasircilar” (dikur këtu ishin të përqendruar punuesit e rrogozit) në lagjen Tahtakale është e famshme për kafen e thatë.

Kafja turke me një të shkuar 500-vjeçare, këtu prodhohet edhe sot në mënyrë tradicionale.

Punishtja që është marrë në dorëzim nga mjeshtri Ramazan Dündar sot është plot 124-vjeçare.

Në mënyrë që shija e kafes të jetë gjithmonë e mrekullueshme dhe e freskët, ajo duhet blerë pak e nga pak dhe duhet konsumuar pa pritur gjatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme