I dyshuari në vdekjen e Litvinenkos këshilltar për një serial

Andrei Lugovoi, i dyshuari kryesor për helmimin me polonium në vitin 2006 në Londër të ish-agjentit rus, Alexandre Litvinenko u angazhua në Rusi si këshilltar për një serial televiziv mbi spiunazhin.

I dyshuari në vdekjen e Litvinenkos këshilltar për një serial

Shoqëria ruse e prodhimit ”Central Partnership” njoftoi sot se kishte nisur xhirimi i kësaj serie me tetë episode që përshkruan jetën e oficerëve të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), “bazuar në ngjarje të vërteta”.

”Për më shumë realizëm, skenaritët do të ndihmoheshin nga Andrei Lugovoi”, theksoi ajo. Ky ish-anëtar i FSB-së vazhdon të jetë në kërkim nga Londra për rolin e tij të dyshimtë në vdekjen në vitin 2006 të ish-kolegut, i cili kishte imigruar në Londër, Alexandre Litvinenko, origjinë në atë kohë e një prej krizave më të rënda diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

“Kam dashur gjithmonë të marr pjesë në një projekt krijues”, theksoi Lugovoi në një komunikatë nga shoqëria e produksionit. Ai shtoi se dëshironte të ndante kujtimet përsa i përket ngajrjeve në të cilat mori pjesë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme