"Koyverdin Gittin Beni" film televiziv i TRT-së

Filmi “Koyverdin Gittin Beni” që është një tregim i dashurisë, mallëngjimit, kthimit është një film i dedikuar për ata të cilët mallëngjehen për fëmijët e tyre.

"Koyverdin Gittin Beni" film televiziv i TRT-së

“Koyverdin Gittin Beni”

Radiotelevizioni publik turk, TRT filloi një projekt të rëndësishëm që realizohet me rastin e 100-vjetorit të kinematografisë turke. Gala e filmit “Koyverdin Gittin Beni” që është faza e parë e projektit në fjalë u mbajt mbrëmë.

Në mbrëmjen e organizuar nën patronazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Goka në studion e TRT-së në Tepebashë në Stamboll, krahas zyrtarëve të lartë të institucionit të TRT-së morën pjesë edhe ekipi realizues i filmit, aktorët, përfaqësues të medias dhe të botës së artit.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbrëmjen gala Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Shenoll Goka tha se “TRT-ja ka filluar një projekt të madh me qëllim të përkrahjes së filmave televiziv dhe në të njëjtën kohë për të dhënë kontributin e saj aktorëve të kinemasë, dhe ky film është rezultati i parë”.

Filmi “Koyverdin Gittin Beni” që është një tregim i dashurisë, mallëngjimit, kthimit është një film i dedikuar për ata të cilët mallëngjehen për fëmijët e tyre. Ky film që në planë të parë ka marrëdhëniet emocionale humanitare, do të marr pjesë edhe në festivale jashtë vendit dhe më pas do të shfaqet edhe në ekranet e TRT-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme