Jessie J, koncert në Tiranë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit

Këngëtarja e famshme londineze. Jessica Ellen Cornish, e njohur më së shumti me pseudonimin e saj “Jessie J”, do këndojë në Sheshin “Nënë Tereza” në koncertin e organizuar me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Jessie J, koncert në Tiranë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit

Më datë 29 Nëntor, këngëtaja e njohur me hitet si “Burnin Up” (ft. 2 Chainz), apo “Bang Bang”(realizuar në bashkpunim me Ariana Grande dhe Nicki Minaj), e mjaft e mjaft të tjera, do të elektrizojë publikun e pranishëm në shesh, i cili mund ta shohë nga afër dhe pa pagesë këngëtaren dhe performacat e saj të rastit.

“Do të mbajë koncertin e parë në Shqipëri”, ka shkruajtur artistja me famë botërore në adresën e sajë zyrtare në rrjetin social “Facebook”, gjë kjo e cila konfirmon pjesmarrjen e saj në koncertin e 29 Nëntorit.

Sakaq, fansat e shumtë, që këngëtarja ka në Shqipëri, kanë shprëndarë statusin e saj, duke komentuar se mezi presin ta shohin nga afër artisten.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme