Britani – Dalin në ankand letrat e dashurisë të Carusos

Tenori italian, Enrico Caruso, nuk i ka shfaqur pasionet vetëm në skenë, ashtu siç dëshmohet nga letrat e admirueseve të pasionuara, që bëjnë pjesë mes qindra dokumenteve, që do të nxirren së shpejti në ankand në Londër të Britanisë së Madhe.

Britani – Dalin në ankand letrat e dashurisë të Carusos

Në total, më shumë se 700 dokumente personale, të papublikuara më parë, të atij që është konsideruar si këngëtari më i madh i shekullit të kaluar, do të nxirren në ankand nga Shtëpia Christie’s, për një çmim prej 250.000 stërlinash (320.000 euro), më 19 nëntor.

Mes tyre bëjnë pjesë 20 letra dashurie dhe karta postale, shtatë telegrame dhe disa disa foto nga një trashëgimtare argjentinase, Vina Velasquez, me të cilën Caruso, i cili vdiq në vitin 1921 në moshën 48-vjeçare, ndau një romancë që do të zinte titujt e gazetave në atë kohë.

Këto letra ekzaltuese, me kaligrafi shpeshherë shqetësuese, janë shkruar, disa në italisht, të tjera në spanjisht dhe në frengjisht, apo dhe në tre gjuhë në të njëjtën kohë. Ashtu si kur Vina Velasquez fillonte lamtumirën e saj me ”1.000 puthje” dhe përfundonte me ”të dua të gjithin për vete”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme