Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çel siparin edicioni i 12-të i festivalit "TIFF"

Gjatë mbrëmjes së të hënës u zhvillua në Kinema "Millenium" ceremonia e çeljes së edicionit të 12-të të "Tirana International Film Festival" (TIFF).

Çel siparin edicioni i 12-të i festivalit "TIFF"

Të pranishmit e shumtë, midis të cilëve një sëre personalitetesh të ekranit e politikës shqiptare, ndoqën filmin hapës të festivalit dhe retrospektivën “Tomka dhe shokët e tij” nga Xhanfise Keko.

Gjatë fjalës së hapjes, drejtori i këtij edicioni të "TIFF"-it, Agron Domi, u shpreh se "vitet ikin dhe drejtimi i festivalit mund të ndryshojë, por TIFF-i mbetet po ai i njëjtë dhe çelet nën sloganin tonë histork “Mendojmë ndryshe, shohim njësoj”.

“Pasi ka kaluar të gjitha fazat e rritjes dhe pjekurisë së tij, vijoi Domi, mjaft filma të krijuar anekënd botës i japin jetë këtij edicioni, duke u përfaqësuar nga artiste e regjisorë të rinj e të mëdhenj, të cilët prezantohen në këtë festival ndërkombëtar”.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, theksoi se “Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht duke marrë pjesën e përgjegjësisë për aq sa na takon në mbështetjen e nevojave të festivalit, konfirmuam pasionin e kryeqytetasve dhe gjithë shqiptarëve për kinematografinë, me besimin se edhe Tirana po bëhet një pikë reference në globalizmin e konkurrencës për të evidentuar talentet e reja kinematografike”.

Valerie Obrian, shefja e zyrës amerikane për kulturë, në fjalën e saj theksoi se “Ne kemi kontribuuar për festivalin në mënyra të ndryshme dhe jemi munduar të jemi prezent sa më shpesh dhe këtë vit jemi të lumtur që kemi pasur mundësi të kemi prezent edhe specialistët e restaurimit të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, film ky që u restaurua në Amerikë”.

“Në sajë te restaurimit të këtij filmi, vijoi Obrian, ne sjellim një histori shqiptare nga e cila mësojmë më shumë për Shqipërinë dhe kulturën e saj dhe shpreh kënaqësinë që SHBA-të kanë pasur kënaqësinë të ndihmojnë në restaurimin e këtij filmi për artistët shqiptarë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme