Përfundoi edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik

Pjesëmarrja e Turqisë në këtë koncert prestigjioz u mundësua nga Instituti Junus Emre Tiranë.

Përfundoi edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik

Është mbyllur në Tiranë edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, i cili u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

15 këngëtarë lirikë në këtë garë operistike, nga vende të ndryshme të botës sollën në Shqipëri eksperienca të ndryshme jetësore dhe profesionale. Konkurruesit ishin: Anna Werle – Gjermani; Deniz Yetim – Turqi; Doroteya Doroteeva – Bullgari; Francesco Salvadori – Itali; Ivana Zdravkova – Maqedoni; Paolo Ingrasciota – Itali; Regis Mengus – Francë; Remus Alazaroe – Rumani; Robert Balonek – USA; Sergiu Saplakan – Rumani; Sofia Nekrasova - Rusi; Vassia Zacharopoulu – Greqi; Irida Dragoti – Shqipëri dhe Marigona Qerkezi – Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan në këtë festival me këngëtaret lirike Irida Dragoti dhe Marigona Qerkezi, të cilat konkurrojnë me arie lirike, perla të muzikës shqiptare,“Kur më vjen burri nga stani” dhe “Baresha”.

Pjesëmarrja e Turqisë në këtë koncert prestigjioz u mundësua nga Instituti Junus Emre Tiranë. Turqia u prezantua me artisten e Teatrit të Operës dhe Baletit, sopranon Deniz Yetim si konkurrente dhe Koordinator i Përgjithshëm i Operas së Stambollit, Ünunsan Kuloğlu.

Juria e edicionit të 14-të të festivalit ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” u kryesua nga Dominique Meyer, drejtor i përgjithshëm i Operas Shtetërore të Vjenës, Birgitta Svendsen, drejtoreshë e Operas Mbretërore Suedeze në Stokholm, Nikolas Payne, drejtor i Operas Europa në Bruksel, Myron Michailidis dirigjent- drejtor i Operas Kombëtare Greke, Ünunsan Kuloğlu - Koordinator i Përgjithshëm i Operas së Stambollit, Suzana Frasheri soprano, pedagoge në Universitetin e Arteve, Kastriot Tusha, tenor. Ky festival pati edhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Në këtë festival sopranoja Deniz Yetim u vlersua nga juria me çmim të parë duke e çuar kështu numrine çmimeve të dhënë për aktorët dhe muzikantët turq gjatë muajve të fundit. Rreth dy muaj më parë, edhe aktorja e njohur Turkan Shoraj në pjesmarrjen e saj në festivalin e filmit të Durrësit mori çmimin “Gladiatori i Artë i Karrierës”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme