Bob Dylan nxjerr album të ri

Legjendari i muzikës, këngëtari Bob Dylan do të nxjerrë albumin e 36-të në vitin 2015, disa muaj pas modifikimit të papritur të një kënge të Frank Sinatras.

Bob Dylan nxjerr album të ri

Këngëtari e bëri këtë njoftim disa ditë nga publikimi, të martën, të një albumi në gjashtë CD me regjistrime të rregulluara të 1967-ës me grupin e tij ”The Band”, “The Basement Tapes Complete” ”The Bootleg Series”, ”Volume 11″.

Hedhur në disk, një shënim i thjeshtë informon fansat e tij: “Bob Dylan ”Shadows in the Night”, albumi i ri në 2015-ën.”

Albumi do të jetë i 36-ti në karrierën e tij si këngëtar roku, i cili edhe në moshën 73-vjeçare vazhdon të zhvillojë turne.

Në muajin maj, Bob Dylan kishte publikuar në faqen e tij të internetit një foto me titullin “Shadows in the Night”.



Lajme të ngjashme