Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 rrëzë Kalasë së Rozafës në Lagjen Qafë të Shkodrës me një arkitekturë osmane dhe sot është Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

AH:Shkurtimisht, Z. Mithat! çfarë kujtoni ju nga ajo ngjarje historike e rihapjes së Xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990 që njëkohësisht mund të quhet edhe data e rikthimit të lirisë së besimit islam në Shqipëri?

MM: Ishte data 8 tetor e vitit 1990, e cila do të mbetet si kënaqësia më e madhe e zemrës, fillimi e një terapie intensive, e cila konkretizoi fillimin e punës për përgatitjen e hapjes së xhamisë së Plumbit dhe për rikthimin e besimit islam në Shqipëri. Ndërsa data 9 nëntor shënon grumbullimin masiv, ku me dhjetëra qytetarë të Shkodrës, me një entuziazëm të papërmbajtur erdhën që të kontribuonin për rihapjen e xhamisë, duke marrë parasysh se situata mund të merrte edhe atë të padëshirueshmen, duke pasur përballë egërsinë gjysmë shekullore, e specializuar për gjenocid ndaj popullit të vet.

Xhamia, e cila ishte e rrethuar me ferra, sa vinte e po e ndjente veten vendi i besimtarëve për t’ju lutur Zotit Fuqiplotë. Për këtë punë fisnike meritojnë të përmenden edhe nismëtarë të tjerë si: Agron Dibra, Pëllumb Sallko, Mehdi Myftia, Eljaz Pateriku, Ferit Lluja, Gani Kryesiu, Abdullah Myftia, Mensur Myftia, Mevaip Tresi, Rasim Sokoli, Skender Bilali, etj…

Pavarësish presioneve që na bënë në Degën e Punëve të Brendshme Xhamia e Plumbit, më datën 16 Nëntor 1990 nën drejtimin e Hafiz Sabri Koçit u bë nismëtare e rihapjes së dritës së besimit Islam në vendin tonë.

Kjo datë historike na kujton emocione të pakrahasueshme, më kujton pamjen e qindra njerëzve të përlotur, grumbullime masive që s’kam parë ndonjëherë në jetën time, rreth 65000 vetë ishin pjesëmarrës nga Shkodra dhe qytete të tjera të Shqipërisë, pa dallim feje në mitingun madhështor që u zhvillua para Xhamisë së Plumbit. Pas mbarimit të faljes së xhuma menjëherë u krijua një grup nga qytetarët e Shkodrës, i cili do të merrej për themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar me qendër në Shkodër. Në këtë moment u përcaktua Hafiz Sabri Koçi, si kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe u përcaktova unë si sekretar i KMSH-së. Për mua ishte kënaqësia dhe vlerësimi më i madh në jetën time…


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme