Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 rrëzë Kalasë së Rozafës në Lagjen Qafë të Shkodrës me një arkitekturë osmane dhe sot është Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Tremi (sofat) i xhamisë është i tipit të mbyllur me hapësirën e zbrazët qendrore. Nga brenda, harqet gjysmë rrethore të shtyllave janë të mbuluar me dymbëdhjetë kupola të vogla që xhamisë i japin një pamje madhështore klasike, ndërsa elementet e hershme të stilit të Stambollit dhe Bursës janë përfaqësuar në pjesët e stolisura mbi derë dhe dritare me harqe të rrejshme të thyera, luneta dhe parmaqe prej hekuri.

Në këtë xhami gjendet një shkrim që na jep një informacion historik, ku shkruhet: Madhëria e veprave bamirëse dhe bujare, Mehmet Pasha e ndërtoi këtë xhami madhështore në vitin 1187 (hixhrij).

Por rinovimin e përhershëm kjo xhami e bëri më 16 nëntor 1990 në duel me komunizmin. Kjo shtëpi e Zotit doli fitimtare, që për herë të parë pas një çerek shekulli u thirr “Ezani” e u dëgjuan fjalët e Zotit të Madhërueshëm dhe porositë e Profetit Muhamed a.s., me një pjesëmarrje shumë të gjerë shoqërore prej 65.000 vetësh, nga Shkodra e rrethinat e saj si dhe nga qytetet fqinje, pa dallim feje, por të gjithë si besimtarë e krijesa të Zotit. Ata erdhën për të gjetur qetësinë e shpirtit të tyre të dërmuar. E kjo shtëpi e Zotit do të mbetet e re, sepse në dorë e mori rinia, për të përjetuar dhe ndihmën e Zotit. Kjo xhami do të mbetet në historinë e Shqipërisë, një pioniere, prijëse e të gjitha xhamive shqiptare, që u hapi rrugën për të thirrur njerëzit drejt Zotit të Madhërueshëm.
Në lidhje më Xhaminë e Plumbit, Monument Kulture i kategorisë së parë, për të mësuar diçka nga historiku, dhe investimet që po bën Qeveria Turke, ne realizuam një intervistë me përgjegjësin dhe imamin e kësaj xhamie historike, z. Mithat Myftia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme