Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Restaurohet bunkeri i Musolinit në Romë

Përurimi i bë nga kryetari i Bashkisë së Romës Ignazio Marino.

Restaurohet bunkeri i Musolinit në Romë

Bunkerët e ndërtuar poshtë vendbanimit të tij nga diktatori Benito Mussolini në Itali pas Luftës së Dytë Botërore u hapen për vizitorët pas restaurimit të tyre.

Musolini pas ardhjes në pushtet në 1925 u zhvendos në rezidencën Casino Nobile në Romë që ishte në brendësi të kompleksit Villa Torlonia që i përkiste si pronë private familjes Torlonia.

Musolini në vitet e luftës për tu mbrojtur nga sulmet ajrore dha urdhër që bodrumi i verës që ndodhej poshtë pishinës në pjesën e pasme të shtëpisë të shndërrohet në një bunker, ku ai ndërtoi edhe një kat tjetër të cilin për një kohë e përdori si bunker për tu strehuar, ndërsa kuptoi se ky bunker strehimi nuk do të ishte i mjaftueshëm për të, familjen e tij dhe nivelin e komandës.

Në këtë kontekst Musolini me shqetësimin se sulmet do të kishin si objektiv Romën ai urdhëroi inxhinierët e tij që të ndërtojnë një bunker të rezistueshëm ndaj sulmeve me armë bërthamore.

Projekti i cili u projektua në fund të vitit 1942 me një vlerë prej 240 mijë lireta filloi të zbatohej duke ndërtuar një bunker në një thellësi 6.5 metra të cilin Musolini nuk arriti ta përdor, për arsye se më 25 korrik 1943 ai u arrestua dhe nuk mundi të kthehej më në Villa Torlonia.

Pas përfundimit të sundimit të Musolinit në 4-5 qershor 1944 Villa Torlonia u shndërrua në një komandë ushtarake për gjeneralët anglezë dhe amerikanë. Bunkeri në nëntokë të rezidencës Casino Nobile me restaurime të vogla u hap për publikun, por grumbullimi i shumtë i gazit të radonit në bunker u bë shkak për mbylljen e tij sërish në vitin 2010.

Pas kësaj periudhe u ndërmorën punime të reja restaurimi për eliminim e gazrave. Ditën e djeshme u inaugurua hapja e tij për publikun nga kryetari i Bashkisë së Romës Ignazio Marino.

Shefi i strehimit, muzeut dhe zyrës së Shtypit në Villa Torlonia Lorenzo Grassi, shëtiti së bashku me gazetarët bunkerin duke shpjeguar se me një trashësi 4m dhe me një thellësi 6 metra ka parametrat e plota të një bunkeri që Musolini në kohën që u arrestua nuk kishte përfunduar ende dhe kështu nuk arrit ta përdorë kurrë.

Grassi thekson se gjatë restaurimit të tij është treguar kujdes që mos të humbasë formën e tij origjinale dhe për sistemin e ajrimit në bunkerin e dytë tha se është i ngjashëm me dhomat e gazit të ndërtuara për hebrenjtë nga gjermanët nazistë.

Gjithashtu në bunker gjenden dhe ekspozohen sende të asaj kohe si foto të bombardimeve dhe njoftimet paralajmëruese të bombardimeve, hartat që tregojnë vendet e sirenave, maskat e gazit dhe uniforma, etj.

Ndërsa nga një radio në bunkerin dëgjohet njoftimi për shkarkimin dhe arrestimin e Musolinit më 25 korrik 1943.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme