Tetovë – Promovohet libri "Të korrat e Krishtlindjeve

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës u promovua së fundmi vepra e quajtur “Të korrat e Krishtlindjeve” e poetes dhe eseistes Entela Safeti Kasi, nga Tirana.

Tetovë – Promovohet libri "Të korrat e Krishtlindjeve

Mbi jetën dhe veprën e autores foli Dr.Salajdin Salihu, i cili tha se autorja e kësaj vepre, Entela Safeti Kasi, është një personalitet letrar dhe është kryetare e “PEN Qëndrës Shqiptare”, qendër që është një institucion ndërkombëtar që i ofron rreth vetes, duke u nisur edhe nga vetë tri shkronjat e para, PEN domethënë P – poetët, E – eseistët dhe N – narratorët, ose shkrimtarët, të gjithë krijuesit në hapësira dhe sisteme të ndryshme kulturore.

“Poezia e Entelës ka një sensibilitet të veçantë krijues, me ato nuancat me atë thjeshtësinë e asaj femërores, thjeshtë, me një diskurs poetik të veçantë. Sigurisht që krijuesit, poetët nuk ndalen vetëm te poezia, ka krijues që provojnë edhe zhanre të tjera”.

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës u promovua së fundmi vepra e quajtur “Të korrat e Krishtlindjeve” e poetes dhe eseistes Entela Safeti Kasi, nga Tirana.“Disa poetë, për shembull ia dalin të krijojnë prozë të veçantë, të kenë suksese në prozë, dramaturgji dhe disa nuk ia arrijnë, ndërsa mund të jenë shumë të mirë në poezi. Entela, sipas përshtypjes time, ia arrin suksesshëm ta kultivojë edhe prozën, pikërisht edhe me veprën që sot e promovojmë ,,Të korrat e Krishtlindjeve”, tha mes tjerash dr. Salihu në fjalën e tij.

Rreth përmbajtjes së librit “Të korrat e Krishtlindjeve” foli edhe dr. Zejnepe Alili Rexhepi, e cila tha se në brendinë e romanit përshkruhet një përkalim gjatë dhembjes. “Në roman përshkruhet përkalimi gjatë dhembjes, tmerret e dramës së paemër që dikur plandosi mbi Shqipëri, qe ishin ngjarje që e tundën durimin e një brezi të tërë nga hullia e gjatë e jetës së izoluar, ato vite të mjegullta, ato kohë kur u çuan peshë idhujt pa krerë për të përmbysur çdo gjë para tyre, që edhe sot vazhdon të mbetet me emërtimin 97-ta e Shqipërisë”.

Entela Safeti Kasi

Autorja e veprës, Entela Safeti Kasi, tha se promovimi i librit të saj në Universitetin Shtetëror të Tetovës është një ndjenjë dhe emocion i veçantë për të.

Unë jam rritur me njerëz që i takoja rrallë, që jetonin në vende të ndryshme dhe vonë kur jam rritur, kur i takoja, e kam kuptuar që paskam një familje të madhe që është mbledhur”.

“Im at është një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time, ai më ka mësuar se sa e rëndësishme është për ne shqiptarët fjala dhe gjuha”, u shpreh autorja e veprës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme