Sfidat e ambasadorit shqiptar në Ankara

Në një intervistë eksluzive për ATSH-në Ambasadori i sukseshsëm i Shqipërisë në Ankara Genc Muçaj shprehet se “marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë qenë gjithnjë marrëdhënie shumë të mira”.

Sfidat e ambasadorit shqiptar në Ankara

Kur do të përuroni Qendrën Kulturore Shqiptare?

Më 28 nëntor shpresojmë të hapim dhe qendrën, e cila është një premtim që dhashë vitin që shkoi në festën kombëtare. Jam i lumtur që është thuajse gati, natyrisht ka akoma punë. Por, kemi bërë një punë shumë të madhe. Tashmë kemi marrë një ambient, për një periudhë të përjetshme, pa pagesë, që ju është dhënë dy ambasadave tona shqiptare dhe të Kosovës. Besoj se do të ketë një impakt, do t’i bëjë shqiptarët të ndihen krenarë.

Sfida juaj, më e afërt ose më e largët në planin tuaj si ambasador?

Sfida është të rrisë marrëdhëniet ekonomike, me rëndësi shumë të madhe. Nga pikëpamja politike ne ndjekim marrëdhëniet dypalëshe. Fatmirësisht marrëdhëniet tona janë shumë të mira, por një sfidë e madhe është sa investime do vijnë në Shqipëri nga Turqia. Sa punonjës shqiptarë, do të punësohen, do të mbështesin familjen e tyre. Kjo është një sfidë shumë e madhe që kemi. Pastaj hapja e Qendrave të Kulturës në Izmir, në Bursa, në Stamboll, është një pjesë tjetër. Por, investimet turke në Shqipëri do të ishin me shumë rëndësi dhe do të ishin një sfidë e jashtëzakonshme. Sepse bëhet fjalë për atë që është e prekshme, për fëmijët, për familjen. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme.



Lajme të ngjashme