Tiranë - Çelet ekspozita "Bunker Albania" e Robert Hackman

Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar është çelur të merkuren ekspozita e quajtur “Bunker Albania” nga Robert Hackman, i cili sjell pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri.

Tiranë - Çelet ekspozita "Bunker Albania" e Robert Hackman

Ekspozita, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar, shfaq bunkerët jashtë dhe brenda ambienteve, transformimet e tyre në vende banimi ose argëtimi.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u shpreh me fjalët: “Kjo ekspozitë është interesante dhe e veçantë në llojin e vet, sepse i shohim bunkerët të parë nga syri i një të huaji, i cili i sheh ato jo si objekte lufte, por si atraksion turistik. Së shpejti do të kemi një transformim edhe të bunkerëve atomikë, që ekzistojnë në Shqipëri, në galeri arti.”

Autori i ekspozitës, Robert Hackman, në fjalën e tij falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, që i dhanë mundësinë për të realizuar këtë ekspozitë, si dhe popullin shqiptar për ngrohtësinë dhe mikpritjen e kurdohershme.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 29 tetor në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme